Ballina Kosovë Gazetari i medias gjermane i del në mbrojtje Osmanit, ‘godet’ Grenellin: Kush...

Gazetari i medias gjermane i del në mbrojtje Osmanit, ‘godet’ Grenellin: Kush duhet të ketë turp…?

17
0

Gazetari i medias gjermane, DeustcheWelle, Bahri Cani ka komentuar sërish deklaratat që së fundmi ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump për çështjen Kosovë-Serbi.

Cani vuri theksin te deklarata që Trump e përmendi katër herë, se ka parandaluar një luftë të re mes dy shteteve, të cilën e konfirmoi edhe presidentja Osmani, e që më pas e njëjta u kritikua nga Richard Grenell.

Ai në një postim në Facebook ia rikujtoi disa gjëra Grenellit, e më pas tha se Osmani nuk është gabim, bazuar në atë çka ka deklaruar Trump.

“Presidenti Trump e ka përmendur temën e Serbisë dhe Kosovës të paktën katër herë në paraqitjet e fundit. Ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu gjatë një vizite në SHBA, ka aprovuar ato që ka thënë Trump.

Për këtë e sulmoi Richard Grenell, emisar i Trumpit për misione speciale, i cili tha se “Është turp për Osmanin që ka manipuluar deklaratat e Trumpit…”

Ndoshta Grenelli është duke folur për ndonjë kohë tjetër, por kjo po i bie që Presidentja nuk ka thënë asgjë gabim, apo nuk po e kuptoj unë?!”, shkroi ndër të tjera Cani