Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë në QSUT.
Ish-ministri Beqaj ka patur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.
Sipas informacioneve, gjendja e Beqajt vijon të jetë pastabilizuar.
Ish-ministri Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC, që ka të bëjë me abuzimet me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e “Sterilizimit”.