Ballina Sport Palmer lojtari më i mirë, vlerësohen Sanches e Doue, Garcia “Këpuca Artë”

Palmer lojtari më i mirë, vlerësohen Sanches e Doue, Garcia “Këpuca Artë”

16
0

Botërori për Klube këtë vit erdhi me një format risi, një turne që kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, e konsideroi unik, të suksesshëm në çdo aspekt. Përtej aspektit financiar, publicitet etj, ky turne nxori në pah edhe disa elementë shumë të rëndësishëm, lojtarë që bënë diferencën. P

a diskutim futbollisti më i mirë u vlerësua Cole Palmer, me fantazisti e Chelsea-t që bëri diferencën në finale me një “dopietë” golash dhe një asist. I ftohtë në zonë, perfekt në finalizim, Palmer u shpall më i miri i këtij Botërorit për Klube duke lënë pas në këtë klasifikim special lojtar si Vitinha apo Caicedo.

Chelsea nuk u mjaftua me kaq, por një tjetër trofe jo pak i rëndësishëm i shkoi Roberto Sanchez, me portierin spanjoll që u shpall me i miri i këtij turne.

PSG nuk doli duar bosh, pasi Doue i vlerësua nga ekspertët si lojtari i ri më i mirë i këtij edicioni.

Ndërkohë “Këpuca e Artë”, trofeu i golashënuesit më të mirë, i shkoi Gonzalo Garcias. Me 4 gola të shënuar dhe 1 asist, sulmuesi i Real Madrid la pas lojtarë si Di Maria, Guirassy dhe Marcos Leonardo, me katër gola, por diferencën e bëri asisti i dhënë.