Pas ndarjes nga Cass Warren, Jessica Alba po e jeton një kapitull të ri në jetën e saj personale. Edhe pse është parë në disa takime që nga divorci, aktorja 44-vjeçare nuk është në një lidhje serioze, sipas një burimi të afërt që foli për revistën PEOPLE.
“Jessica ka marrë shumë vëmendje që nga divorci. Po e shijon jetën e saj si beqare. Ajo është përqendruar te vetja dhe fëmijët, nuk është e interesuar për një marrëdhënie të re tani për tani”, tha burimi.
Alba, e cila zyrtarizoi divorcin në shkurt 2025 pas 16 vitesh martesë, ka paraqitur kërkesë për kujdestari të përbashkët të tre fëmijëve dhe për rikthimin e emrit të saj të vajzërisë, Jessica Marie Alba.
Në një deklaratë emocionale në Instagram në kohën e ndarjes, ajo shkroi:“Kam qenë në një udhëtim vetëzbulimi dhe transformimi për vite me radhë, si individ dhe në marrëdhënien time me Casin. Jam krenare për mënyrën si jemi rritur bashkë gjatë 20 viteve të fundit. Tani është koha për një kapitull të ri si individë.”
Përveç jetës personale, Jessica është gati të rikthehet në sheshxhirim. Ajo do të bashkëpunojë me aktorin Orlando Bloom në trilerin e ri “The Mark”, që nis xhirimet këtë muaj në Australi. Sipas burimit, Alba është “e emocionuar” për këtë projekt dhe e konsideron Bloom si “simpatik”.
Majin e kaluar, paparacët e kapën aktoren në një moment intim në Regents Park, Londër, ku ajo u pa dorë për dore dhe duke u puthur me një burrë misterioz. Të dy përpiqeshin të ruanin një profil të ulët, por dëshmitarët thanë për The Sun se “dukej qartë që ishin në fazat e hershme të një lidhjeje të re.”