Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më datë 17 Korrik, ankimimin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të udhëhequr nga Partia Demokratike, për qarqet Tiranë dhe Durrës.
PD ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS dhe konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, në qarqet Tiranë e Durrës.
Për Tiranën, Kolegji Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën e PD, do të përbëhet nga Ornela Naqellari relatore dhe anëtarët Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu. Seanca do të zhvillohet në orën 10:30.
Ndërsa për Durrësin, seanca do zhvillohet në të njëjtën ditë në orën 11:00 dhe do të shqyrtohet nga trupa e përbërë nga Entela Shedula relatore dhe anëtarët Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu.
Opozita i konsideron farsë elektorale zgjedhjet e 11 Majit.
Në këto zgjedhje, PD mori 50 mandate, ndërsa PS fitoi 83 mandate.