Ballina Kuriozitete Portofino vendos rregulla të reja për turistët: Ndalon lypjen, alkoolin dhe ecjen...

Portofino vendos rregulla të reja për turistët: Ndalon lypjen, alkoolin dhe ecjen me bikini në rrugë

12
0

Portofino, një nga destinacionet më të famshme dhe luksoze në Itali, ka miratuar disa masa të reja për të ruajtur imazhin e tij si qendër elitare turistike.

Nga 14 korriku deri më 30 shtator, bashkia ka ndaluar lypjen në zonat publike, ecjen me rroba banje ose të zhveshur, konsumimin e alkoolit në rrugë, si dhe shtrirjen ose uljen përtokë në sheshe apo trotuare.

Vendimi, i firmosur nga kryetari i bashkisë Matteo Viacava, ndalon gjithashtu zhurmat pas mesnatës. Sipas autoriteteve lokale, këto rregulla janë vendosur për të mbrojtur thirrjen turistike të Portofinos dhe për të ruajtur atmosferën e tij ekskluzive.

Shkelësit do të përballen me gjoba që variojnë nga 25 deri në 500 euro.

Me këtë vendim, Portofino rikonfirmon reputacionin e tij si një prej “strehëve të qeta të luksit”, ku disiplina dhe imazhi publik janë po aq të rëndësishme sa peizazhi apo marina me jahtet e shtrenjtë.