Ballina Opinion Replika/ Jo vetëm për Kreshnikun, “Kreshnikët mediatik” dhe jo vetëm nga mua!

Replika/ Jo vetëm për Kreshnikun, “Kreshnikët mediatik” dhe jo vetëm nga mua!

17
0

Nga Arben Malaj 

Informalitetin nuk e ndalojnë buldozerët, por planet e zhvillimit. Në shpërbërjen e kooperativave bujqësore, edhe sipas ligjit, lejohej ndarja e tokës sipas pronësisë së vjetër. Keshtu e veprua në 1991 në Sevaster, Dushkarak dhe Shkozë, ku une isha llogaritarë I parë.

I dashur Kreshnik, sipas DeSoto, amerikanët për qindra vite nuk e ndaluan dot zaptimin e tokave as duke i varur dhe as duke i djegur zaptuesit e tokave.

Këtë e arritën vetëm duke bërë planet e zhvillimit

Si ka mundësi që një jurist shumë i mirë, nuk vë parësore njohjen e pronave qindra vjeçare?

Si ka mundësi që prej 35 vitesh nuk bëhen dot planet e zhvillimit?

Si ka mundësi që reforma e deformuar në gjykatat administrative dhe penale ka sjellë një stok mbi 140 mijë dosje, ku mijëra prej tyre janë për probleme pronësie?

Drejtësia e vonuar, i dashur Kreshnik , është drejtësi e munguar – dhe për një nga të drejtat themelore, që është e drejta e pronës private.

Si e justifikoni ju tolerimin korruptiv të strukturave përgjegjëse ligjore, kur asnjë prej tyre nuk penalizohet as në rrugë administrative?

Pse duhet në zonat rurale të vendosë qeveria për investitorë të parapëlqyer?

Qeveria bën planet e zhvillimit, zbatimi I tyre strikt është detyrim ligjorë.

Por gjithcka tjetër janë marrëdhenie midis privatëve pa nderhyrje deformuese dhe abuzuese të bashkive dhe aq më pak i qeverisë

Po bëhet debat për Thethin më shumë se për ndërtimet mbi Luvrin në Paris.

Parandalimi është detyrë e shtetit, i cili ka dështuar për shkak të paaftësisë, korrupsionit, kapjes së shtetit dhe favorizimit të mafies së tokave.

Pse nuk kërkoni me urgjencë planet e zhvillimit, por përligjni ndërhyrjet e tensionuara dhe spontane të qeverisë?

Përligjja e paaftësisë, korrupsionit dhe favorizimi i mafies së tokave cenon integritetin e çdo personi, pavarësisht nga motivi.

Ja mesazhi DeSoto per mua dhe Kreshnikun.

Apel i Hapur për opioninistët, analistët dhe qeveritarët Shqiptarë:

Kuptoni dhe Zbatoni Thelbin e “Misterit të Kapitalit”

“Kapitalizmi nuk është një sistem që funksionon vetvetiu – ai është një organizëm institucional.

Pa themele të forta, ai nuk lulëzon. Dhe pa drejtësi pronësore për të gjithë, ai vdes.”
– Hernando de Soto

Shqipëria ka mbi tre dekada që përpiqet të ndërtojë një ekonomi tregu funksionale, por akoma mbetet peng i informalitetit, mungesës së të drejtës së qartë pronësore, dhe abuzimeve me pasurinë publike dhe private.

Qindra mijëra shqiptarë jetojnë dhe punojnë në prona të paformalizuara, në ndërtime të pambrojtura juridikisht, pa akses real në kredi dhe zhvillim.

Në këtë realitet, fjalët e Hernando de Soto në librin e tij “Misteri i Kapitalit: Pse Kapitalizmi Lulëzon në Disa Vende dhe Dështojnë në Të Tjerat” janë një dritë e qartë orientuese për çdo politikëbërës serioz.

Në thelb, De Soto na mëson se:

Pasuria pa titull formal nuk është kapital. Ajo nuk mund të përdoret për të marrë kredi, për të investuar, për të bashkëpunuar në tregje më të gjera.

Të drejtat e pasurive duhet të jenë të regjistruara, të mbrojtura dhe të aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

Shteti ka për detyrë të krijojë një infrastrukturë ligjore dhe institucionale që i jep pasurisë informale mundësinë të kthehet në kapital.

Pa këtë transformim, ekonomia mbetet e ndarë në dy botë: një formale dhe një e padukshme, që nuk kontribuon në rritjen e vërtetë.

Pyetje që duhet të shtrojnë qeveritarët:

Si ka mundësi që pasuritë e shqiptarëve nuk i shndërrojmë dot në kapital që nxit zhvillim dhe mirëqenie?

Pse pasuria e “padukshme” e shqiptarëve në fshatra dhe periferi mbetet jashtë ekonomisë formale, ndërsa në vendet e zhvilluara është themeli i kreditimit dhe investimeve?

A kemi një sistem të drejtë dhe transparent regjistrimi pronash, që e mbron qytetarin e zakonshëm më shumë se oligarkët dhe grabitqarët e tokës?

Ky është një apel për veprim.
Nëse e duam kapitalizmin si mjet zhvillimi dhe jo si justifikim për padrejtësi, duhet të bëjmë reformat e thella që De Soto i quan të domosdoshme:

Formalizim, regjistrim i pronave, drejtësi ligjore dhe akses të barabartë në sistemin ekonomik.

Në të kundërt, kapitalizmi do të mbetet një “klub i mbyllur për pak të privilegjuar”, ndërsa shumica e qytetarëve do të mbijetojnë në informalitet dhe pasiguri.