Ballina Kronika Shpërndante doza droge të forta, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Shpërndante doza droge të forta, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

15
0

Një 26-vjeçar nga Kamza ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante doza droge të forta.

Gjatë kontrolleve të kryera uniformat blu sekuestruan kokainëm, 1 aparat celular dhe makinën. I arrestuari Benard Dreni e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të Valiasit.

“Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat  u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e shtetasit:

-B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material së bashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.