Ballina Kronika Tritoli në shtëpinë e Talo Çelës/ Skerdi Tase rrëfehet në GJKKO: Morëm...

Tritoli në shtëpinë e Talo Çelës/ Skerdi Tase rrëfehet në GJKKO: Morëm porosi nga Dumani, rrugën ma tregoi…

16
0

Vijon të dëshmojë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase, në kuadër të procesit ‘Plumbi i Artë’. Tase thotë se për vendosjen e tritolit në banesën e Talo Çelës, porosinë e kishte marrë nga Nuredin Dumani. Ai shton se tek rrethrrotullimi i Rinasi mori 2 copa të mëdha me tritol për atentatin.

Skerdi Tase: Takohesha çdo ditë me Rikun. Morëm porosi nga Nuredini për të bërë atentatin me tritol në shtëpinë e Talo Çelës. Kishim shokë në Shëngjin dhe kur po ktheheshim nga andej do takonim në Fushë-Krujë një person që quhej Besian Xhixha. Morëm 2 copa të mëdha me tritol, tek rreth rrotullimi i Rinasit.

Tase shton se rrugën për tek shtëpia e Talo Çelës ia tregoi një perosn i quajtur “Çami”. Synimi i tyre ishte që të shembej gjithë shtëpia e Çelës, por nuk ndodhi kështu. Pasi siç ka rrëfyer Tase, dy copat e tritolit të vendosura në katin e parë të banesës nuk plasën një kohësisht.

Skerdi Tase: Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja, 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa, pas vrasjes së Emiliano Ramazanit mora telefon Sky Ecc, se mbaj mend pinin që kam pas, për tek shtëpia Talos na orientoi një person i thërrasin “Çami” që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë, ideja ishte që duhej shembur shtëpia e Talo Çelës, por nuk ndodhi pasi 2 kallëpet nuk plasën njëkohësisht, ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri, unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet.