Ballina Bota Tronditëse/ Avioni në flakë pasi u përplas me pemën, shfaqet momenti kur...

Tronditëse/ Avioni në flakë pasi u përplas me pemën, shfaqet momenti kur banorët shpëtojnë pasagjerët

15
0

Banorët në Florida arritën të shpëtonin katër persona, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.

Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry.

Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje.

Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.

“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha Hanley.

“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.

Hanley dhe vjehrri i saj ishin dy nga njerëzit e parë në vendngjarje dhe punuan për të nxjerrë pasagjerët.

Katër pasagjerët u shpëtuan dhe u shtruan në spital pas rrëzimit të aeroplanit.