Vala e dorëheqjeve të drejtuesve në shumicën dërrmuese të bashkive të drejtuar nga kryetarë socialistë ka vijuar, pas kërkesave të kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime te stafeve.
5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në bashkinë e Krujës kanë dhënë dorëheqjen.
Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.