Ballina Kronika Zjarret në Drenovë, Suk dhe Frakull e Madhe, procedohen 3 autorët e...

Zjarret në Drenovë, Suk dhe Frakull e Madhe, procedohen 3 autorët e dyshuar në Fier

17
0

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto fshatra, shërbimet e komisariateve të Policisë Mallakastër dhe Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë;

Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2;

R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarreve që këta 3 shtetas kanë ndezur në tokat e tyre, për djegien e mbeturinave, janë djegur sipërfaqe pyjore, si dhe sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemë frutorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.