Ballina Aktualitet Caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

37
0

Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik i hedhur mëngjesin e kësaj të mërkure për të shqyrtuar dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Hetimet u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila dërgoi dosjen në GJKKO dhe kërkoi kalimin e çështjes për gjykim.

Prokurori Adnan Xholi ka ngritur akuzat “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me tepër se njëherë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve, teksa ka ndarë dosjen në fraksion për te identifikuar funksionarët që kanë ndihmuar ish-deputetin në dhënien e informacioneve të klasifikuara sekret.