Ballina Kronika Grabitje, drogë e arratisje nga burgu, kush janë tre vëllezërit Bushgjokaj të...

Grabitje, drogë e arratisje nga burgu, kush janë tre vëllezërit Bushgjokaj të përfshirë në vrasjen e 23-vjeçarit Dobra

13
0

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit nga Kamza që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Mat. Një prej tyre tashmë ka rënë në prangat e Policisë dhe dy vëllezërit e tjerë, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë në kërkim nga blutë. Të tre kanë të shkuar të shkuar kriminale dhe rezultojnë me precedentë kryesisht në vjedhje, shpërndarje droge dhe arratisje nga burgu.

Fatjon Bushgjokaj rezulton më i njohur për uniformat blu, pasi është proceduar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Shqipëri, shpërndarje droge, vjedhje dhe tregti droge në Itali, mbajtje pa leje të armëve e municioneve, kundërshtim të forcave të rendit si dhe arratisje nga burgu.

Në tetor të vitit 2019, Bushgjokaj është arratisur nga burgu i Rrogozhinës, ku po vuante një dënim me 6 vite burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Ai kishte dalë me leje nga burgu i Rrogozhinës disa ditë, por nuk është kthyer më duke u arratisur.

Ai u arrestua në vitin 2017, si pjesë e një grupi që mashtronin, grabisnin dhe dhunonin qytetarët. Në skemë ishte e përfshirë asokohe edhe e dashura e tij dhe dy vëllezërit e tjerë.

Fatjon Bushgjokaj, dhe e dashura e tij e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën.

Ndërkohë, Fation Bushgjokaj, bashkë me një prej kushërinjve të tij, Elson Bushgjokaj, në vitin 2011 janë vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve në Mamurras.

Rastet për të cilat u akuzua Fatjon Bushgjoka

Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”

Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure

Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”

Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja

Më datë 31.03.2017, pranë ish “C. Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja

Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”

Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin