Ballina Aktualitet Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Sokol Malaj

40
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 659, datë 12.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.