Ballina Politika Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, Lapaj rrezikon Kuvendin

Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, Lapaj rrezikon Kuvendin

0
14

Kandidati Zeqir Kordhoni nuk heq dorë nga mandati i deputetit, duke ‘shuar’ kështu shpresat e Ardriatik Lapajt për t’u ulur në shtator në Kuvend. Në një letër drejtuar KQZ një ditë më parë, Kordhoni i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur. Por, Kordhoni duket se nuk është i bindur që të djegë mandatin e tij dhe kështu i thotë kryekomsionerit Celibashi, që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.

Une, I nenshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar per Koalicionin “Nisma Shqiperia Behet” ne qarkun e Tiranes ne zgjedhjet parlamentare te dates 11 Maj 2025.

Permes kesaj deklarate te nenshkruar perpara noterit sot, me date 15/07/2025, dua te ve ne dijeni Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, vullnetin tim te plote per te ushtruar funksionin e deputetit ne rast se shpallem fitues, pas shperndarjes se mandateve ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise.

Ne kete kuader, kerkoj qe KQZ te injoroje cdo deklarate tjeter te depozituar me pare nga Koalicioni “Nisma Shqiperia Behet” ose ne emrin tim dhe te marre ne konsiderate vetem kete deklarate si shprehje te qarte dhe te vlefshme te vullnetit tim.