Ballina Politika “Lufta” kundër qumështit, Myslim Murrizi: Merruni njëherë me kontenjerët me drogë që...

“Lufta” kundër qumështit, Myslim Murrizi: Merruni njëherë me kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane në Durrës, pastaj luftoni me qytetarët

13
0

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë.

Ai thotë se përpara se të bëhet kjo betejë, mirë është që të merren me kontenjerët me drogë, që sipas tij zhdoganohen në portin e Durrësit.

“Pas urdherit te sulltan Latifit jane hedhur ne veprim te gjithe sejmenet patronazhiste qe paguhen nga taksat e shqiptareve si qentë per kërma duke shpallur si “armik” te sulltan Hajdarit çdo qytetar qe ka ne dore shishe qumeshti, kosi, dhalle, hirre, djath, gjize, gjalpi apo te ngjashme me bulmetin.

Lejohen te konsumohet vetem qumesht pluhur dhe çdo produkt tjeter blektoral qe vjen nga jashtë e qe e sjellin zagarët e pushtetit.

Ehhhh sikur te kishte kete vullnet per te kontrolluar kontenjeret me droge qe zhdoganohen si banane ne Durres sa mire do ishte”, shkruan ai.