Ballina Aktualitet Policia e Burgjeve/ Kontrolle në institucionet e paraburgimit në Tiranë

Policia e Burgjeve/ Kontrolle në institucionet e paraburgimit në Tiranë

45
0

Policia e Burgjeve po zhvillon në këtë moment kontrolle të imtësishme në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë. Kontrolle blic u zhvilluan gjatë ditës së sotme në të gjitha burgjet e vendit.

Kontrollet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë kqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.

Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.

Këto kontrolle po kryhen, pas skandalit në burgun e Drenovës ku pas një kontrolli të brendshëm u zbuluan shkelje të rënda të rregullave dhe bashkëpunim të mundshëm me të dënuarit.

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, qëndronin në një sektor të vetëm dhe në dhoma ngjitur me njëri-tjetrin — gjë që bie ndesh me rregullat e sigurisë së lartë.

Gjatë një kontrolli në qelitë e tyre u sekuestruan 4 telefona celularë (iPhone dhe Samsung), Karikues dhe kufje me bluetooth.

Dyshohet se në burg futeshin edhe femra për shërbime personale të Haxhiut, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë.