Ballina Kronika Policia zbardh arsyen e vrasjes së Renis Dobrës! E mbytën me litar,...

Policia zbardh arsyen e vrasjes së Renis Dobrës! E mbytën me litar, 4 vrasësit nuk ishin veshur si policë

0
17

Policia e Dibrës deklaroi se Renis Dobra u mbyt me litar dhe më pasi trupi i tij u hodh në liqenin e Shkopetit nga 4 autorët e ngjarjes.

Në një deklaratë për mediat, policia deklaroi se autorët nuk ishin veshur me uniformë policie.

Dobra ishte dënuar në Gjermani dhe dyshohet se me autorët ka pasur mosmarrëveshje për tregtinë e lëndëve narkotike.

Ndër të tjera, policia u shpreh se vijon kërkimi për dy autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë.

“U bë e mundur zbardhja e vrasjes. Në kuadër të operacionit të kduar “Bashkëfajësia”, vunë në pranga shtetasit P.Ç, u arrestua në Golaj Kukës, i dyshuar për vrasje në bashkëpunim, shtetasi FB, 34 vjeç banues në Kamëz. U identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas. Vijojnë kontrollet, nga hetimet e thelluara, në 08.07. 2025, shtetasi D. është marrë peng dhe u vra duke u mbytur në litar. Më pas, autrëte kanë hedhur automjetin me trupin e pajetë në liqenin e Shkopetit. 4 shtetasit nuk kanë qenë të veshur me uniforma policie. 23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani dhe dyshohet se me 4 shtetasit ka pasur mosmarrëveshje për tregtinë e lëndëve narkotike. Në lidhje me ngjarjen, në ambientet e policisë në Tiranë, janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë.”, tha policia.