Ka agravuar keq situata mes dy aleatëve Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani. Pas deklaratës së kandidatit të listës së mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, se ai do ta pranojë mandatin nëse i vjen rradha brenda listës së mbyllur. Adriatik Lapaj ka shpërthyer bë FB me një shënim të shkurtër. Lapaj akuzon fillimisht “Kënetën” Rama-Berisha dhe më pas i përvishet Endri Shabanit dhe dajës së tij.
Postimi
Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.
Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.
Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!
Populli do gjykojë.