Ballina Opinion Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është...

Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!

19
0

Disa thonë se rrënimi i ndërtimeve në Theth tregon se Shqipëria ka rënë si shtet? Në të vërtet rrënojat e Thethit e dëshmojnë se me ardhjen e Piktorit në pushtet ajo është zhbërë si shtet.

Pra Thëthi tregon se Shqipëria nuk është as shtet demokratik, as autokraci as diktaturë.

Thethi shpërfaqi të vërtetën se Shqipëria nuk është shtet por pronë private e Piktorit, ku të gjithë veprojnë ashtu siç e përshkroi klithma e famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj: të joshin, të rrejnë, të shfrytëzojnë, të vjelin dhe në fund të hedhin, të tradhtojnë, të djegin, të shkatërrojnë dhe të gjobisin e të burgosin.

Por duhet të jemi të drejtë e të themi se Shqipëria u bë ‘Ramaduristan’ jo pse këtë e donte vetëm Piktori, por pse publikisht iu kërkua atij t’i grumbullonte rreth vetes të ë gjithë qelbësirat dhe ta merrte në duar shtetin.

Dhe ai erdhi në pushtet edhe me ndihmën e “Aleancës së qelbësirave’ sepse atë e donin gjithë ato elita që heshtnin dhe heshtin, të gjithë ata alamet akademikë, profesorë e debatues të ‘pavarur’ që për çdo natë e gënjejnë popullin se jeton në shtet të mirëfilltë duke e fshehur të vërtetën se për çdo gjë që sot kanë shqiptarët e mëmëdheut, vendosë pronari i vetëm i tyre – Piktori.

Të thonë hapur se një Shqipëria ku në masë të madhe krimineli i përfaqëson të ndershmit, ku nuk të pasuron puna por hajdutëria, ku më së miri përfitohet nga shërbesat që ia bënë Piktorit, se një shtet i tillë nuk mund të arrinte më larg se aty ku ndodhet sot: i ‘afërt’ me të huajt dhe BE-në, por i largët për shqiptarët.

Dhe u bë Shqipëria e tillë sepse Piktori e kuptoi më parë dhe më mirë se gjithë të tjerët se Evropa ‘humane’ dhe e të ‘drejtave njerëzore’ qëmoti ka vdekur. Se Evropa e sotme nuk i mat burrështetasit e kësaj pjese të Ballkanit me atë sa ata ndërtojnë shtet institucional, por sa janë të aftë e të gatshëm ta nënshtrojnë popullin e vet dhe të mbeten në pushtet!