Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 17/1 në Durrës, ku rreth orës 07:30 është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi L. M., 91 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i moshuari është vetëvarur, ndërsa ka qenë familjarët ata që e kanë gjetur trupin pa shenja jete.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të moshuarin drejt këtij akti të rëndë.