Nga Agron Gjekmarkaj
Një ditë zilja e telefonit binte si mjaullimat e shpirtit të keq! Njeriut befas i zgjohet instikti i dyshimit. Ta hapë, mos ta hapë i bindur që terezia do pësojë dëmë afatgjata. Ishte Bernard Banushi dora vetë. Shumëkush që mos ja priftë Zoti mbarë ka vënë në dyshim autoritetin publik të ketij farë levendi në ekziston apo jo, në është personazh fiktiv apo i gjallë kur ai si çiarçif ngjitej mureve të “Kronikës” plot namuz e trimëri!?
Nga Golemi i Gjirokastrës, nipi i Abdylit derë e Banushve që donin t’ja hiqnin me atentat Enverit, inxhinier me tupe më i vërtetë s’ka po shumë hijerëndë për midenë tonë! Ja hapa celularin… u dëgjua zëri… ora është 10 pështyva u tha nuk erdhët ju piu e zeza ty dhe Gaz Bardhin oshëtiu! E lajmërova këtë të mjerin se po na pret Berni për një kafe, e pashë që i ra një si çehre dheu! Gek mek as nuk ngrihej as i rrihej. Marash Logu po e përcillte me sy si atë që ikën për në Had. U nisëm si dy të gjorë! E gjetëm aty ku na priste. Nuk na tha uluni, por ne kapëm nganjë karrige si hajdutët.
Paf puf paf puf thithte një llullë e nuk fliste, na shihte gjatë në sy, duke krijuar një suspancë mbytese, më në fund kroi fytin, lëshoi një tingull të çjerrë e foli: “I kam ca muhabete me ju që me jeni bërë si dy mytyberë, me ty të parin sidomos (mu drejtua mua) se e ke ulur shumë cilësinë e shkrimit, ke rënë shpesh në përsëritje, po u ikën temave të mëdha, po bie në oportunizëm ne vend të opozites ballore dhe një dy jo Babo jo dreqi me brirë kur tiran duhet ta thërrasësh, jo qerpikët jo amanetet jo karrigia e Mamicës jo musteqet e Çelos, jo lotët e Jorushit jo këngët e Tezes me Termenë, jo qortimet e Kryezëvendës Liderit Mulit që në fakt mire do ishte te të hiqte ndoj shpulle jo melankolirat e zysh Tildes, jo ulërimat e këtij malukatit këtu që më rri si kukùdh (për Gazin) jo grimasat e Belës, jo pusitë e Xhafës kundër Uliksit atje jo gusha e Taos jo çikërrimat e Nikoqirit, ç’janë këto gjepura more ë … ç’janë, se ta dhashë me një flakurimë që ta mbash mend more zullap befas mu hakërrye, ytttt!
Një situatë e nderë na mbeshtolli si vapë.
Gazi belbëzoi “po ja po marrim ca veten, po përgatitemi do e shikosh në Shtator ”……”çfarë çfarë” u ndez Beqoja …. “po ça t’i bej Sali Berishës që e ka zemrën e gjerë se ju piqja në hedh te gjithëve ju drejtuesve politik more piskuriqer, jeni fshehur si minj, si qyqarë, në vend që të dilni çdo ditë të denonconi farsen, madje ju shkarkoja një per një se ju dha besim, e ju ç’bëtë dokrra, ndenjet zgeqeve, do shkoj të takoj Doktorin në Shtator, ti them, t’ju bëjë def të gjithve, ty të parin birbo përsëri mu drejtua mua, se nuk keni justifikime, sikter te vendos të tjerë kudo a t’ju shkartisë neper vatan!
Hapu dhe, hapu dhe …thoja me vete! Piva ujë e ngadalë plot ndrojë mora fjalen…” po ja ne atje në Lezhë fituam… u përpoqëm… bëmë….”!
Pa mbaruat fjalinë një paketë cigaresh fluturoi në ajer nga grushti që u perplas mbi tavolinë- “po ç’fituat more të zezën tënde fituat, thjeshtë mblodhet votat e Sali Berishës, të tjerët menduan se votat e tij do vinin si delet e do hynin në thes!
Tani shënoni e vejeni veth në vesh ulëriu, futjuni punës ose mos më dilni me përpara! Gazit i futi edhe nje laper pas qafe teksa ai e pa i habitur i tha lipsu se gati e kam tjetren, ndërsa mua mu dha e shpejta e ika me vrap aq sa i kurseva vetes një shqelm të sojem në të prapme!
Nuk pata kohë të mbledh veten, nuk thonë kot kur vjen e keqja hapi derën!
Në redaksi kishte mbërritur një letër telegrafike e hidhur qamet e Borës: “Xhaxhi Agron që u bëfsh galamuç, kronika ka humbur sensin e drejtësisë, ajo nga një institucion ndershmërie është shndërruar në vatër hatëresh e intrigash, hell benzinë në grigjën e Babos që përvëlohet nga ambiciet! Unë jam e mërzitur për xha Pandin, Teta Miminë, Ermon, Klodin etj që nuk ma dëgjuan këshillën e nuk performuan aq mirë tek platforma ndaj e hëngren e nuk mund të mbaj maraze të tjera se po më plas xhani! Amani rrini ca kohë brenda se shkon i njomi për të thatin sa te zgjidhet sherri mes ketyre të rinjve se kush do jetë dajkoja apo tezja?!
Duhet t’i kërkosh publikisht Xhaxhi Altin Dumanit në emër të “Kronikës” cili është ministri nën hetim se keta e rrotulluan gjashtë herë adresën e personit dhe po ma lënë mua tek dera të më hetojë për atë gjënë he mo për atë gjënë që qeshet ti e ai virani Gaz Bardhi kur fola në Parlament që më shkau goja dhe thashë atë foljen… kur këtu është bërë nami… pastaj nxehtë i madh publikoje atë listën e qeverisë mos na ler në ankth se plasëm do na i bjerë damllaja ndonjërit!
Nuk të kam xhan kaq ta bësh dhëmbin se na ke mërzitur shume, por rrugët e Zotit janë të pafundme dhe mund të përmirësohesh!
E fundit e more vesh që Babo jua hoqi vizën Gonxhes e Vinit për Bashkinë e Tiranës Amanet Jorushin!
Dy zezona në një ditë!