Ballina Europë E rëndë/ Mësuesi goditet me thikë në shkollë, u përpoq të ndalonte...

E rëndë/ Mësuesi goditet me thikë në shkollë, u përpoq të ndalonte konfliktin

17
0

Një mësues 53-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në një shkollë fillore në Alblasserdam, Holandë.

Policia holandeze njoftoi se mësuesi u përpoq të ndalonte një debat mes tre burrave në një qendër kulturore, kur u sulmua me thikë.

Ngjarja ndodhi përpara disa dëshmitarëve, të cilëve më pas u është ofruar ndihmë psikologjike.

Tre persona janë arrestuar. Njëri prej tyre, 44 vjeç, u ndalua pranë vendit të ngjarjes. Dy të tjerët u paraqitën më vonë në një spital në Rotterdam; njëri prej tyre, i plagosur, u arrestua, ndërsa tjetri tentoi të arratisej, por u kap shpejt nga policia.

Motivi i debatit që çoi në ngjarjen e rëndë mbetet ende i paqartë, ndërsa policia ka sekuestruar dy automjete dhe po vijon hetimet.

Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë publike për shkak të rregullave të privatësisë në Holandë.

Ngjarja ndodhi në prag të pushimeve verore, në një kohë kur shkollat fillore në Holandë zakonisht organizojnë shfaqje për prindërit.