Ballina Bota Elon Musk sulmon Donalt Trump për dosjen “Epsein”, Prokurorja e Përgjithshme shkarkon...

Elon Musk sulmon Donalt Trump për dosjen “Epsein”, Prokurorja e Përgjithshme shkarkon vartësen që ‘dinte gjithçka’

43
0

Elon Musk sulmoi Donald Trump, pasi presidenti tentoi ta paraqiste skandalin famëkeq të trafikimit seksual të Jeffrey Epstein si një “mashtrim” të krijuar nga Demokratët.

Miliarderi i Teslës hodhi poshtë pretendimin e fundit të presidentit duke theksuar disa fakte të qarta – përfshirë faktin që ish-besnikja e Epstein, Ghislaine Maxwell, ndodhet ende në burg federal.

“Wow, është e pabesueshme që Epstein ‘e vrau veten’ dhe Ghislaine është në burg federal për një mashtrim,” shkroi CEO i SpaceX në llogarinë e tij në X.

“Ai duhet t’i publikojë dosjet dhe të tregojë se cila pjesë është mashtrimi,” shtoi në një tjetër postim.
Sulmi i Musk pasqyroi pakënaqësinë në rritje të bazës MAGA të Trump ndaj mënyrës si presidenti ka menaxhuar çështjen e dosjeve të Epstein.

Aktivistja kundër personave transgjinorë, Riley Gaines, kritikoi presidentin për deklaratën e tij se njerëzit që kërkojnë më shumë përgjigje rreth Epstein janë ose “budallenj” ose “të marrë”.
Humoristi i preferuar i Trump, Shane Gillis, tha me ironi se ishte gati të bënte një batutë për Epstein në çmimet ESPYS, “por mesa duket u fshi” dhe “ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë.”

Në mes të gjithë kësaj zhurme, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi shkarkoi prokuroren federale të Manhatanit, e cila kishte mbledhur të gjitha provat kundër Epstein ndërsa punonte për ta futur atë dhe Maxwell në burg.
Prokurorja e shkarkuar, Maureen Comey, është vajza e ish-Drejtorit të FBI-së, James Comey.
Maureen Comey argumentoi në vitin 2024 që të mos publikoheshin dokumentet në lidhje me hetimin e Epstein për shkak të “turpit të mundshëm dhe ngacmimeve” ndaj viktimave.

Ndërkohë, Trump ka pretenduar se babai i saj, James Comey, thjesht “i shpiku” dosjet e Epstein, së bashku me ish-Presidentin Obama dhe Hillary Clinton.
“Do të thosha se këto dosje janë shpikur nga Comey, janë shpikur nga Obama, janë shpikur nga Biden,” tha Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Reagimi i së mërkurës nisi kur Trump bëri komentin për “mashtrimin” gjatë një takimi në Zyrën Ovale.
“E di që është një mashtrim. Është nisur nga Demokratët,” pretendoi presidenti ndërsa takonte Princin e Kurorës së Bahreinit.

“Ka katër vjet që e drejtojnë Demokratët,” vazhdoi ai, megjithëse kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i publikonte të gjitha dosjet në lidhje me çështjen e abuzimeve seksuale.
Trump më tej sulmoi disa “republikanë budallenj dhe të marrë” që besojnë se Epstein kishte një listë klientësh, dhe i akuzoi se po bëjnë “punën e Demokratëve”.

Musk u inkurajua, duke bërë postime për Epstein plot 13 herë brenda pak më shumë se një ore pasdite e së mërkurës, sipas “Daily Beast”.