Ballina Kronika Hiqen 91 komplete me çadra e shezlongë pa leje nga plazhi i...

Hiqen 91 komplete me çadra e shezlongë pa leje nga plazhi i Currilave në Durrës, 3 persona nën hetim

76
0

Policia vazhdon aksionet “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Kështu, në Durrës janë hequr 91 komplete me çadra dhe shezlongë nga plazhi i Currilave në lagjen nr.1 të qytetit, të cilat ishn vendosur në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me këtë rast, 3 persona janë marrë nën hetim nga policia, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, D. V., 56 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.