Ballina Politika Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

18
0

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës.

Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.