Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia triumfon 2-4 ndaj Daugavpils në Riga në aktin e kthimit, duke u kualifikuar në turin e dytë të Konferencë Ligë.Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të.
Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. Uilliams barazoi shifrat, ndërsa Dialo dërgoi në festë tifozërinë. Një e majtë e Jagos në të 46-tën riktheu shpresën e Vllaznisë. Në pjesën e dytë të besuarit e Edi Martinit u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë çerek ore para fundit me Dodaj.
Goli i kualifikimit për Vllazninë erdhi në fund dhe mban firmën e Esat Malës.