Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
Berisha tha se prishja e ndërtesave është hakmarrje e kryeministrit Rama ndaj banorëve të Thethit, pasi më 11 Maj ata votuan për PD-në dhe jo për PS-në.
“Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.” – u shpreh Berisha.