Janë shpallur nominimet për çmimin më të rëndësishëm televiziv – Emmy.
Sezoni i dytë i serialit “Severance” ka më shumë nominime, plot 27, i ndjekur nga seriali “Penguin” me 24 dhe “The Studio” dhe “White Lotus” me 23 nominime.
“Severance” dhe “The Studio” transmetohen në Apple TV+, ndërsa “Penguin” dhe “The White Lotus” transmetohen në HBO Max.
Fituesit e çmimeve “Emmy” do të shpallen në ceremoninë më 14 shtator në Los Angeles.
Disa seriale të suksesshme në Netflix janë ndër serialet që konkurrojnë për çmimet Emmy.
Serialet me më shumë nominime për çmimin Emmy këtë vit:
Severance – 27
The Penguin – 24
The Studio – 23
The White Lotus – 23
The Last Of Us – 16
Andor – 14
Hacks -14
Adolescence – 13
The Bear – 13
The Pitt – 13
Rreth Severance
“Severance” është një serial televiziv amerikan, psikologjik, fantastiko-shkencor, i krijuar nga Dan Erickson dhe me producent ekzekutiv dhe regji nga Ben Stiller.
Në të luajnë Adam Scott, Zach Cherry, Britt Lower, Tramell Tillman, Jen Tullock, Dichen Lachman, Michael Chernus, John Turturro, Christopher Walken dhe Patricia Arquette me Sarah Bock që i bashkohet kastit kryesor në sezonin e dytë.