Ballina Lifestyle Sydney Sweeney gati për të lançuar linjën e saj të të brendshmeve,...

Sydney Sweeney gati për të lançuar linjën e saj të të brendshmeve, aktorja financohet me 1 miliard dollarë nga Jeff Bezo

26
0

Aktorja 27-vjeçare Sydney Sweeney, e njohur për rolin e saj në serialin “Euphoria”, po përgatitet të lançojë linjën e saj të të brendshmeve, me mbështetje financiare të konsiderueshme nga investitorë të njohur, përfshirë edhe biznesmenin miliarder Jeff Bezos.

Lajmi u zbulua pasi Sweeney u pa në dasmën e shumëpërfolur të Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, një prani që ngriti dyshime pasi nuk dihet të kenë një miqësi të afërt. Sipas burimeve të Daily Mail dhe Us Weekly, pjesëmarrja e aktorës lidhet me një bashkëpunim të ri biznesi, pasi ajo ka siguruar mbështetje nga Coatue Innovation Fund, një fond investimesh prej 1 miliard dollarësh, ku Bezos dhe Michael Dell janë pjesëmarrës, ndërsa Ben Schwerin, partner i fondit, është një nga përkrahësit kryesorë të projektit të Sweeney.

“Është një projekt i madh për të, ajo ka punuar për të prej një viti,” tha një burim pranë Us Weekly.

Përveç këtij projekti, Sydney Sweeney po përflitet gjithashtu se është në garë për rolin e vajzës së ardhshme të James Bond, duke e çuar më tej karrierën e saj në industrinë e filmit. Në qershor, Amazon MGM Studios mori përsipër prodhimin e adaptimit filmik të “Split Fiction,” ku ajo luan një rol kryesor, dhe prania e saj në dasmën e Bezos u konsiderua si një shenjë respekti ndaj “punëdhënësit të saj të ardhshëm.”

Me këtë nisje biznesi dhe projektet filmike, Sydney Sweeney po konsolidon pozicionin e saj si një prej yjeve më premtues në skenën ndërkombëtare të aktrimit dhe sipërmarrjes.