Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 Rihter ka goditur Alaskën mëngjesin e sotëm. Tërmeti kishte një thellësi prej 19 miljesh (30.5 km). Pas tërmetit të fortë, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunam ne zonat bregdetare.
Qendra Sizmologjike e Alaskës raportoi se lëkundjet u ndjenë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.A
Tërmeti goditi në orën 12:38 të pasdites sipas orës lokale (4:38 pasdite ET) dhe epiqendra e tij ishte 55 milje në jug të Sand Point, një komunitet në ishullin Popof, sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami.
Qendra tha se nuk pritej përmbytje e gjerë, por pritej të kishte rryma ose valë të forta që janë të rrezikshme për njerëzit shumë afër ujit.
Banorët e zonave përreth u këshilluan të largohen nga brigjet dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile. Deri tani, nuk raportohet për dëme apo viktima, por vlerësimet janë ende në vazhdim.
Ky tërmet riktheu kujtimet e errëta të ‘megatsunamit’ të vitit 1958 në Gjirin Lituya, kur një rrëshqitje toke pas një tërmeti gjeneroi një valë gati 525 metra të lartë, më e madhja e regjistruar ndonjëherë në histori.
Ekspertët e sizmologjisë theksojnë se edhe pse rreziku për një valë të tillë ekstreme është i ulët, kushtet gjeologjike të Alaskës e bëjnë gjithmonë një skenar të mundshëm, sidomos nëse tërmeti shoqërohet me rrëshqitje të mëdha masive në zonat e thepisura të bregut.