Ballina Opinion “Do të jetë varri yt”, ja pse Rama më ka bllokuar në...

“Do të jetë varri yt”, ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!

11
0

Nga Evi Kokolari 

Në një nga fotot që ndava dje, keni Edi Ramën duke i treguar Khaldoon Al Mubarak diçka në horizont, besoj për ti përforcuar arsyet pse investimi në Shqipëri është gjë pozitive.
Nuk kam asnjë problem të sjellësh investime të Shqipëri, por Rama i sjell duke u bërë vet pjesë e investimit, si privatisht ashtu dhe nëpërmjet qeverisë.
Këto investime nuk janë në përfitim direkt të popullit apo bisnesit të vogël, madje në më të shumtën e dëmtojnë atë.
Për Sazanin kam bërë një një super lufte publikisht, por më shumë privatisht, që shumë nga ju se dinë. I kam shkruar disa herë dhe shpjeguar Ramës direkt që unë nuk i ndahem dhe që Sazani do ti hapi varrin atij.
Edi Rama realisht më ka bllokuar në telefon sepse nuk ka këllqe të përballohet me këtë situatë.
Sazani tashmë është dramë e mbyllur në duart e të huajve. Sazani është gjithashtu i vetmi ishull që na kishte ngelur, mbasi Korfuzin dhe disa të tjerë ja kaluan Greqisë mbas ndarjes së kufinjve.
Në fakt, kur plasi skandali i Sazanit, Ekathimerini, gazeta Greke, donte një intervistë dhe ja kam dhënë, por këndvështrimi i tyre ishte se dhe ky ishull duhet ti kalonte Greqisë, të paktën nga ajo prespektive ishin nisur, dhe bazuar nga mbiemri im menduan se do t’ju ndihmoja narrativën. Atë intervistë nuk e botuan kurrë mbasi morrën përgjigjet ashtu siç duhej.
Sazani ka shumë histori që shumë nuk e dinë. Ka qënë pikë strategjike e përdorur nga Mbretëresha Teuta në betejat e saj ndaj Romakëve dhe duhej të ndërtohej me një fokus rreth historisë së kombit. Jared dhe Ivanka nuk kanë asnjë sensitivitet kundrejt historisë tonë, dhe fakti që donin të fokusoheshin tek bunkerët e komunizmit, flet qartë që janë vite dritë larg nga realiteti Shqiptar.
Nga ana tjetër ka pasur individ që ja kanë shpjeguar Ramës pse po bëja atë luftë për Sazanin. Përgjigja e tij, ishte ‘tashmë ja kam premtuar dhe s’kthej dot fjalën’
Pra, ne si komb humbën një ishull të tërë sepse ky mënçuria i dha fjalën dikujt sikur ta kishte pronë të tijën. Ndërkohë mund të ngrinte si arsye pikerisht faktin që ishte kthyer në skandal si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë, dhe fare kollaj mund të tërhiqej, sidomos kur Kongresi filloi të kërkojë llogari për konfliktin e interesit që ngrinte relacioni i Jared & Ivankës me lidera të shteteve të huaja.
Rama nuk e ndaloi dhe e bëri këtë me vetëdije të plotë.
Ky abuzim që bëhet me pronat e Shqiptarëve, duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën sepse e kam të pamundur të besoj që një Kryeministër të ketë këtë lloj autoriteti.
Gjithashtu, vitet e fundit jam munduar të bëj bisnes në Shqipëri, dhe në proces e sipër kam mësuar shumë si funksionon sistemi.
Më lejoni t’ju them se çdo vizitë që kam bërë në institucionet e qeverisë i janë raportuar Ramës. Kjo është tejet absurde dhe flet qartë për mënyrën se si Rama kontrollon çdo aspekt të qeverisë dhe institucioneve të tij.
Ndërkohë Rama ka kapur shtyllat kryesore të ekonomisë së vëndit, nëpërmjet njerëzve të tij dhe me atë kontrollon të gjithë tregun. Prandaj çmimet në Shqipëri janë njësoj ose më të larta se me Europën dhe US, ndërkohë që kosto e punës nuk është as 1/10 e asaj që kushton jashtë vëndit. Pra, këtu është stabilizuar shfrytëzimi i punëtorëve por dhe i konsumatorit.
Disa vite më parë kur Departamenti i Thesarit në Amerikë donte të fuste në listë e zezë disa nga bisneset kryesore në Shqipëri, ka qënë Rama që i ka kërkuar të mos e bëjnë sepse i paralizonte ekonominë. Ky fakt duhet të mjaftoj si konfirmim që ai është i ndërgjegjshëm që e ka kapur ekonominë e vëndin nga fyti dhe e kontrollon si t’ja doji qejfi.
Kam shumë për të thënë në këtë pikë, dhe sërisht i kam këto kritika ndërkohë që jam totalisht në mbështetje të investimeve në Shqipëri.
Përshembull, në rastin e Mira Muratin, Rama investoi $10 million që personalisht mendova që ishte shumë pak, sepse Mira Murati ishte një nga asetet më fantastike që mund të kishim. Personalisht do kisha investuar 1 miliard dollar që ishte gjysma e shumës që ajo kërkonte për të filluar. Ndërkohë, vlera e asaj kompanie është rritur 10X, pra një vlerësim i ditëve të fundit ishte tek 20 miliardshi, që do të thotë ai $10 milionshi ka vlerë $100M sot.
Ky lloj investimi do kishte sjellur boll para për qeverinë me të cilat mund të bënte investime të tjera, me kompani të mëdha në Amerikë dhe Europë, ose ti kishte përdorur të mbyllte shumë probleme në vënd, si psh pensionet që janë nën nivelin jetik.
Përfundimisht, Edi Rama po abuzon me pushtetin dhe e ka kthyer të gjithë vëndin në një kompani biznesi ku gjithnjë ka një % nëpërmjet njerëzve të vet. Këto s’janë aludime, por fakte.
Sërisht, s’jam aspak kundër Mubadalës të investoj në Shqipëri, as kundër Jared Kushner apo Ivanka Trump, përkundrazi këta janë super pozitive për vëndin, por investimet po ndodhin në një kohë që:
1 – Rama po detyron Shqiptarët të braktisin vëndin
2 – Rama po ju merrë dhe ato pak toka që janë kthyer nëpërmjet investimeve strategjike.
Në mbyllje, Rama po e zbras vëndin, po ju merrë pronat dhe po ndërton një Shqipëri sikur ta kishte pronë të tijën.
Ka gjithnjë një mundësi kur Shqipëria nuk do ketë më votime, dhe Edi Rama do jetë ‘Princi i Kurorëzuar’ i vëndit.
Në të gjithë këtë, më trazohet stomaku akoma më keq kur në mënd më vjen Sali Berisha me gjithë të çmëndurit e vet, Nokën e Albana Vokshin e të gjithë ata njerëz super mediokër si Këlliçi, Gaz Bardhi e të tjerë, që mbajnë peng opozitën dhe s’kuptojnë që Shqipëria po merrë një drejtim që duhet t’ju frikësoj të gjithëve.
Nëse Berisha do ishte larguar dhe me fitoren e Trump, ne të tjerët do ja kishim marrë frenat Ramës, dhe do të kishin filluar nje aksion me themel të shkatërrimit të kupolës që këta kanë ndërtuar dhe riparimin e dëmeve të bëra si ndaj tokës ashtu dhe njerëzve.
Sali Berisha duhet të kuptoj një gjë në këtë pikë, jo vetëm është arsyeja kryesore e drejtimit të shtrëmbër që morri ky vënd, por do ikë nga kjo botë pa patur mundësi ti mbrojë fëmijët nga drejtësia dhe Berisha e di që ata do të paguajnë mëkatet e përbashkëta. Fatkeqësisht Berisha e luajti shumë gabim të vetmin shans që pati me kthimin e tij dhe j’u garantoj që e vuan.
E vetmja gjë që ngelet të them është që mallkoj ditën që ju bashkova foltoreve të këtyre mashtruesëve. Isha shumë më në paqe, kur nuk e kisha idenë se çfarë bëhej në Shqipëri. Ndërkohë, ato që kam parë dhe mësuar këto katër vite, më trazojnë ndërgjegjen, dhe pse jam munduar të ecë vetëm dhe të distancohem nga llumi i atij vëndi. Shtoju kësaj sulmet nga më vullgare jo vetëm të një popullsie super të abuzuar dhe të zhveshur nga çdo lloj morali dhe llogjike normale, por dhe të figurave të medias që kanë qenë pjesë direkte e korrupsionit qeveritar dhe janë pasuruar fal këtyre.