I ftuar në një emision televiziv, këshilltari i PD-së Ilir Alimehmeti akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje autokratike dhe për uzurpim të institucioneve shtetërore.
Sipas Alimehmetit, mandati i katërt i Ramës po shoqërohet me një përqendrim ekstrem pushteti, ku ai po e trajton Shqipërinë si pronën e tij, në shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës. Ai veçoi ndërhyrjet e Ramës në bashkitë e vendit, sidomos në Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, duke e akuzuar për kontroll total dhe për largim nga çdo standard demokratik.
“Kryeministri po sillet në fakt ashtu siç është, diçka ndërmjet autokratëve dhe diktatorit, komplet në shkelje të çdo ligji. Ishte shumë e qartë dhe këto sjellje filluan që përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor. Që pas arrestimit të Erion Veliaj, ai mori menjëherë kontrollin e Bashkisë së Tiranës, duke u sjellë praktikisht si kryetari i Bashkisë së Tiranës.