Ballina Kronika Durrës, si e mashtroi 29-vjeçari pronarin e mjetit, ia mori dhe nuk...

Durrës, si e mashtroi 29-vjeçari pronarin e mjetit, ia mori dhe nuk ia ktheu më

15
0

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 74 vjeç, banues në Durrës, që lëvizte me biçiklistë. Shtetasi S. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi B. U., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi B. U., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. S., 57 vjeç, E. S., 26 vjeç, A. M., 51 vjeç dhe A. M., 22 vjeç, banues në Kavajë, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi i ka marrë një automjet shtetasit D. Sh., 36 vjeç, banues në Golem, me anë të mashtrimit, dhe nuk ia ka kthyer më.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.