Ballina Politika Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

21
0

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.

Qosja tha se pavarësisht se ai përfaqëson Partinë Demokratike në krye të Bashkisë së Kavajës, ka komunikim normal dhe për çështje pune me kryeministrin për të mirën e banorëve të Kavajës.

Sa i përket debatit me Ramën për legalizimet, ai tha se nuk ka pse i tregon planin e punës Ramës, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me Ramën.

“Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon.

Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”, tha Qosja për Erla Mëhillin.

Kujtojmë se në takimin me kryetarët e bashkive, Rama dhe Qosja shkëmbyen këtë bisedë për legalizimet:

“Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”, i tha Qosja.

Rama iu përgjigj: “0 je, 0! Je demokrat komplet”, iu përgjigj me batutë Rama, ndërsa Qosja i tha:

“Po, normalisht që demokrat jam.”