Ballina Kronika Korçë/ Makina përfshihet nga flakët në mesnatë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Korçë/ Makina përfshihet nga flakët në mesnatë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

21
0

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve paraprake, makina është djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu rreth orës 02:00, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e flakëve, por automjeti ishte tashmë i shkrumbuar. Zjarri ka prekur edhe një pjesë të vogël të një automjeti tjetër që ndodhej i parkuar pranë tij.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes duke ndjekur dy pista: zjarrvënie të qëllimshme dhe shkaqe aksidentale. Grupi hetimor është në terren dhe pritet të përcaktojë shkakun e saktë të zjarrit në orët në vijim.