Ballina Politika Lefter Maliqi revoltohet me deputetët e listës së mbyllur të PD: Kanë...

Lefter Maliqi revoltohet me deputetët e listës së mbyllur të PD: Kanë ikur me pushime, ndërsa ne që sakrifikuam poshtë ballkonit të Berishës dhe me para nga xhepat tanë…

15
0

Zgjedhjet e 11 Majit, listat dhe rezultati zhgënjyes kanë “përçarë” demokratët! Së fundmi ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi i cili ka ironizuar “kolegët” e tij të cilët u “kyçën” në listat e sigurta dhe arritën kështu të jenë deputetët e Kuvendit të ri i cili do të nisë punimet në shtator.

Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi shkruan se deputetët e opozitës, kanë përfituar mandatin nga listat e mbyllura, pa dhënë asnjë kontribut real në terren apo për kauzën opozitare,

Sipas tij shumë prej deputetëve të cilët do të gëzojnë “karrigen” e tyre në Parlament, janë figura “inekzistente” në ekranet shqiptare, por edhe për popullin, e madje nuk kanë marrë pjesë as nëpër protestat opozitare.

“Po te ishin listat e hapura 100% sa Deputetë do kishim fituar nga këta të emëruarit e listave te mbyllura?? Po ku janë këta?! Se pjesën më të madhe se shohim as në Media, as në popull, as në aksione opozitare apo po festojnë fitoren pa vota me pushime relaks?! Sa nga këta ishin poshtë ballkonit, tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të Liderit Berisha për 1 vit arrest shtëpie”, shkruan Maliqi, duke theksuar se Partia Demokratike ka nevojë urgjentisht për një riorganizim, zgjim dhe një reagim.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Po te ishin listat e hapura 100% sa deputetë do kishim fituar nga këta të emëruarit e listave te mbyllura?? Po ku janë këta?! 

Se pjesën më të madhe se shohim as në media, as në popull, as në aksione opozitare apo po festojnë fitoren pa vota me pushime relaks?! 

Sa nga këta ishin poshtë ballkonit, tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të liderit Berisha për 1 vit arrest shtëpie? Sa nga këta ishin në çdo protestë të opozitës?

Sa nga këta futën dorën në xhep në fushate, per te nxjerr jo per te futur? Sa nga këta ju dhimbsën demokratët dhe opozitarët 12-13 vjet pa punë? 

Sa nga këta e ndiejnë që moralisht duhet të japin dorëheqjen nga funksionet politike se nga mandati largqoftë, për të cilin ‘u këputën’ në fushatë? 

Si zë opozitar, i votuar nga populli dy herë rresht në kufij të fitores së mandatit, ndiej përgjegjësi të kritikoj ashpër çdo përgjumje të kolegëve të mi.

Opozita duhet të fillojë urgjentisht aksionin, se po dëmtojnë rëndë proceset e tjera zgjedhore. 

Ne kemi nevojë për ri-organizim urgjent në bazë! Duhet zgjim! Duhet reagim!