Ballina Sport Mourinho nuk ka dilema: Do shkoj në Portugali, kjo është zgjedhja ime

Mourinho nuk ka dilema: Do shkoj në Portugali, kjo është zgjedhja ime

17
0

Jose Mourinho nuk ka dilema. Trajneri do të rikthehet të punojë në Portugali. Diçka të tillë e ka thënë vetë tekniku, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Patjetër që do të shkoj në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Jo sepse ndihem afër fundit, por sepse ndihem larg. Nuk dua të vij në Portugali për një periudhë të artë ose për vitet e fundit të karrierës sime.

Dua të mbërrij në Portugali në momentin më të mirë të karrierës sime, me shëndet të mirë dhe me forcë fizike dhe mendore. Patjetër që do të kthehem. Klub apo kombëtare? Të dyja.”