Ballina Politika Politika Re/ Del audio-mesazhi kërcënues nga njerëzit e Lapajt për Shabanin /...

Politika Re/ Del audio-mesazhi kërcënues nga njerëzit e Lapajt për Shabanin / “O Endri, o i pabesë, do të kushtojë rëndë kjo.. Dajoa do ta paguajë shtrenjë do t’i q…”

28
0

Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani janë përfshirë në një përplasje të ashpër, me akuza të rëndë ndaj njëri-tjetrit, ku shkak u bë daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhon, i cili kërkoi mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “NIsma Shqipëria Bëhet” në Qarkun e Tiranës më 11 Maj.

Ai renditej i 9-ti në listën e mbyllur, por shanset për t’u futur në Kuvend pothuajse u zeruan edhe për të, pasi kandidatë të renditur sipër tij, nisur nga kjo situatë, po ashtu iu drejtuan KQZ për të revokuar dorëheqjet dhe për të marrë mandatin.

Ndërkohë, ditën e sotme, emisioni “Piranjat” ka publikuar një audio, ku një aktivist i Adriatik Lapajt kërcënon Endrit Shabanin dhe dajën e tij në telefon, teksa i konsideron si të pabesë.

“O Endri më dëgjo, dole shumë i pabesë. Po ta thotë shoku jot këtu, dole shumë i pabesë. Do të kushtojë rëndë kjo! Do të kushtojë jashtë mase rëndë! Ne nuk do ta lëmë kurrë, po kurrë Adriatikun vetëm. Kurrë! Adriatiku ka mbrapa një ushtri të tërë. Dakord. Po Ti me ato në rrogozet e tua, bashkë me dajo p…motrën, që do ta gjej, s’ka ku në p… motre të vejë. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë…Të futëm në gjirin tonë se besuam por dolët shumë të pabesë. Do shihemi së shpejti. Dajua s’ka ku në p …të motrës të futet njëherë. Dajoa do ta paguajë shtrenjë, do t’i q….! Do shikosh ti.” – thuhet në audion e publikuar.

Me sa duket ky mund te jetë dhe kërcënimi që Endrit Shabani ka përmendur në reagimin e tij në rrjetet sociale.