Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord.
Sipas raportimeve, 134 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit janë prekur nga një virus gastrointestinal ende i paidentifikuar.
Kompania që menaxhon udhëtimin ka deklaruar se janë marrë masa të rrepta higjienike për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë dezinfektimin e ambienteve dhe izolimin e të prekurve.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po zhvillojnë një hetim për të zbuluar burimin e infeksionit.
Ky është një nga 18 shpërthimet e tilla të raportuara në anije turistike vetëm këtë vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Shumica e rasteve të mëparshme kanë qenë të shkaktuara nga norovirusi, një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella dhe diarre.
Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik jete, por udhëtimi i pushimeve është kthyer në një situatë emergjente shëndetësore për dhjetëra turistë.