Ballina Politika ​Rama: Synojmë një Shqipëri pa para kesh brenda kësaj dekade

​Rama: Synojmë një Shqipëri pa para kesh brenda kësaj dekade

22
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e parasë kesh dhe të kalojë tërësisht në transaksione dhe ndërveprime digjitale. Sipas Ramës, deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë digjitale, një synim që edhe më herët e ka cekur.

Rama: Deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless

“Ajo që mbeti pa u thënë është që ne kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cashless. Pra, transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim, teknologjia nuk mungon. Është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme, dhe e fundit që kam është që në atë dokumentin që do përgatisni të jenë sa më të lirë dhe kreativ, pa vendosur limit”, tha Rama.

Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Beratit me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian”, kreu i qeverisë theksoi se ky është një objektiv ambicioz që kërkon përpjekje të mëdha.

Rama: Duhet të kalojmë në një nivel tjetër Agjencinë e Inovacionit

Sa i përket çështjes së ndërveprimit, ajo që ne na takon është të strukturojmë si duhet një proces të të gjitha nevojave të dyanshme që të mos ketë barriera ndërmjet shtetit dhe sektorit, në kuptimin e qasjes në institucione dhe në proceset e institucioneve, sepse përndryshe kjo nuk është e mundur. Për këtë duhet që të kalojmë në një nivel tjetër Agjencinë e Inovacionit dhe të Ekselencës, ku të gjitha nuklet e krijuara për çdo sektor të kthehen nga nukle të mbyllura në nukle të hapura dhe të jenë të gatshme të integrojnë sipas nevojës në kohë për të gjithë sektorët që duan të hyjnë në proceset e asaj fushe të caktuar”, tha ai.

Takimi në Berat u zhvillua në kuadër të diskutimeve për sfidat dhe prioritetet që Shqipëria duhet të adresojë për të përmbushur objektivat e saj drejt integrimit evropian dhe modernizimit të plotë të shoqërisë shqiptare.