Ballina Politika Rama takon përfaqësues të teknologjisë: Përballemi çdo ditë me realitetin e sulmeve...

Rama takon përfaqësues të teknologjisë: Përballemi çdo ditë me realitetin e sulmeve kibernetike të rrezikshme

17
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, ku në fokus ishte rritja e kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike në vend. Gjatë diskutimit, Rama theksoi përparimin që po bëhet në sektorin publik, por ngriti shqetësimin për boshllëqet e theksuara në sektorin privat.

“Ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike është një realitet me të cilin përballemi çdo ditë. Ndërkohë që po përforcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm.

Kjo lë hapësira të mëdha për ndërhyrje të rrezikshme”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se qeveria është e angazhuar për të ndërtuar mekanizma të përbashkëta, duke bashkëpunuar me kompanitë e teknologjisë për të garantuar sigurinë dixhitale në të gjithë sistemin ekonomik dhe institucional të vendit.