Ballina Sport Real Madrid do të shpenzojë 250 milionë euro

Real Madrid do të shpenzojë 250 milionë euro

17
0

Sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga Spanja, Real Madrid nuk mjaftohet vetëm me transferimin e Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras. Për të forcuar akoma dhe më shumë ekipin, klubi madrilen ka në plan të bëjë edhe 3 goditje të mëdha këtë merkato, kosto e të cilave llogaritet 250 milionë euro.

Prioritet është Enzo Fernandez. Argjentinasi është mesfushori që Xabi Alonso është i bindur se do t’i sjellë ekipit ekuilibër dhe vizion në mesin e fushës, duke formuar një dyshe elitare me Tchouameni-n. Mbrojtja është gjithashtu në fokus pas problemeve të përsëritura në Kupën e Botës për Klube.

Real Madrid po ndjek prej kohësh Ibrahima Konate, francezit i mbaron kontrata vitin tjetër me Liverpool, por ai mund të transferohet në Madrid që këtë verë. Liverpool është i gatshëm të lejojë largimin e qendërmbrojtësit francez një vit para se t’i mbarojë kontrata, por vetëm nësë paguhet shifra 50 milionë euro.

Dhe së fundmi, dëshira e Alonso është një sulmues krahu për të plotësuar Franco Mastantuono-n. Rodrygo është jashtë planeve të Alonso-s, braziliani pritet të largohet, ndaj në Madrid po mendojnë për një anësor të ri. Kushti është që nuk duhet të kushtojë më shumë se 50 milionë euro. Deri tani nuk ka një emër konkret.