Ballina Aktualitet Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

18
0

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka “përndjekur” atë edhe në qeli, pasi nuk kishte paguar një gjobë 1 mln lekë të vjetër.

KQZ shkoi në Gjykatën Administrative dhe paditi Gjicin për mos pagimin e detyrimit, duke vendosur adresë për ish-kryebashkiakut burgun e Durrësit.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë justifikuese faktin se Gjici ndodhi në qeli, dhe ka firmosur një “urdhër ekzekutiv” duke lejuar që përmbarimi të bllokojë pasuritë e Safet Gjicit, dhe të kalojë lekët tek KQZ.

Në maj 2023, kryebashkiaku i Kukësit, Gjici, mori një gjobë në masën 100 000 lekë për përdorimin e burimeve publike pasi u faktua se kishte zhvilluar takime elektorale në oborrin e dy shkollave 9-vjeçare. Për këto veprimtari politike në ambiente publike u gjobitën dhe drejtorët e shkollave në masën 2500 lekë.

Por më pas ai u arrestua dhe nuk e pagoi gjobën. Gjici u lehtësua duke kaluar në arrest shtëpie në maj të këtij viti. Në qershor gjykata lëshoi urdhrin e marrjes së parave të tij përmes përmbarimit, por vendimi është dërguar në burg, e jo në shtëpinë e debitorit.