Raundi i parë i kompeticoineve të UEFA-s është përfunduar dhe lamtumirën turneve për këtë vit ia kanë dhënë skuadrat e Partizanit dhe Malishevës, të cilat dolën të dyja në turin e parë të Ligës së Konferencës.
Ndërkohë, janë 8 skuadra të tjera shqiptare që vijojnë rrugëtimin e tyte në kompeticionet ndërkombëtare që nga java e ardhshme, teksa sot është plotësuar edhe kuadri i ekipeve me të cilat do të ndeshen.
Drita dhe Shkëndija kanë mësuar që më parë emrin e skuadrave me të cilat përballeshin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, përkatësisht Kopenhaga dhe FCSB.
Ndërkohë, Egnatia kaloi në Ligën e Konferencës, ku do të luajë përballë Dinamo Minsk. Edhe Prishtina u eliminua nga Liga e Europës, por përfundoi në atë të Konferencës, ku do të përballet me Lame të Irlandës së Veriut.
Dinamo që e nis nga turi i dytë, mësoi sot emrin e rivales së saj, Atletik D’Eskaldes të Andorrës, ashtu si Ballkani, që mësoi se do të përballej me maltezët e Floriana.
Shorti ndërkohë ka vënë Vllazninë përballë islandezëve të Vikingur, ndërsa Deçiç përballë austriakëve të Rapid Vjenës.
LIGA E KAMPIONEVE
Kopenhagë-Drita
Shkëndija-FCSB
LIGA E KONFERENCËS
Dinamo Minsk-Egnatia
Lame-Prishtina
Atletik Klub D’Eskaldes-Dinamo
Ballkani-Floriana
Vllaznia-Vikingur
Deçiç-Rapid Vjenë