Ballina Sport Aventurës së Ederson te Manchester City duket se i ka ardhur fundi.

Aventurës së Ederson te Manchester City duket se i ka ardhur fundi.

13
0

Aventurës së Ederson te Manchester City duket se i ka ardhur fundi. Madje, Pep Guardiola ka piketuar zëvendësuesin perfekt të portierit brazilian, për të cilin pritet të ketë një ofertë zyrtare shumë shpejt.

“Sky Sports” raporton se drejtuesit e Manchester City po punojnë për transferimin e James Trafford, produkt i akademisë së tyre, i cili aktualisht luan me Burnley dhe konsiderohet si një nga portierët më premtues të momentit.

Në vitin 2023, Trafford u transferua nga Manchester City te Burnley për 20 milionë euro, marrëveshja përfshinte dhe një klauzolë mes klubeve për riblerjen e mundshme të lojtarit për shifrën 40 milionë euro.

Dhe pikërisht tani, duke parë formën e dobët të Ederson, drejtuesit e Manchester City po mendojnë të aktivizojnë klauzolën për riblerjen e James Trafford. Përsa i përket Ederson, e ardhmja e brazilianit pritet të jetë larg Premier League, ofertë konkretë ka pasur nga Galatasaray dhe duket se braziliani do jetë pasuesi ideal i Fernando Muslera, që la kampionët e Turqisë pas 14 vitesh.