Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025.Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.
Të gjithë duam pushime verore me diell, por me kostot e destinacioneve të njohura që rriten çdo vit, të kursesh për pushime në Evropë po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Imagjinoni një destinacion, të quajtur “Maldivet e Evropës”, ku mund të udhëtoni me një çmim shumë më të lirë. Tingëllon joshëse, apo jo?
Shqipëria është pikërisht destinacioni i duhur për pushime idilike. Një birrë kushton 1,10 paund. Ekzistojnë gjithashtu mundësi akomodimi për 25 paund nata. Pse të shkoni në një udhëtim të shtrenjtë veror në Evropë, në Greqi, Itali apo Kroaci, kur mund të vizitoni këtë perlë evropiane?
Një nga vendpushimet më mahnitëse në Shqipëri është Ksamili.
Temperatura mesatare midis muajve maj deri në shtator është 28 gradë Celsius, që do të thotë se është destinacioni perfekt i verës. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë destinacion përpara se të bëhet shumë popullor dhe të rriten çmimet.
Në Ksamil mund të gjeni bare plazhi, jeta e natës është e mrekullueshme dhe perëndimet e diellit janë gjithashtu mbresëlënëse.
“Pasi kam vizituar 100 vende, Shqipëria është padyshim një nga vendet e mia të preferuara. Rezervoni një udhëtim në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe vizitoni Rivierën në jug”, tha blogeri, Kieran Brown./ Express