Ballina Politika Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga...

Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi: Jemi të magjepsur, do të rikthehemi bashkë me miqtë tanë

18
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që paraqet përshtypjet e turistëve të huaj nga qyteti bregdetar i Durrësit. Përmes një mesazhi të shkurtër, ai ka përcjellë atmosferën pozitive që përjetojnë vizitorët në këtë qytet historik.

“MIRËMËNGJES dhe nga bregdeti i Durrësit me përshtypjet frymëzuese të vizitorëve, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Turistët e intervistuar shprehen të mrekulluar nga natyra dhe historia që ofron Durrësi.

“Ne jemi nga Kalifornia. Gjejmë historinë e këtij vendi magjepsës jashtëzakonisht interesante. Durrësi ka shumë relika të mrekullueshme nga e kaluara, është një qytet shumë interesant për t’u vizituar,” thotë një prej tyre.

Ata theksojnë se kanë vizituar qytetin disa herë dhe çdo herë përjetimi është i veçantë. “Kemi qenë këtu 3-4 herë. Karakteristikat si deti, vendi, shëtitjet dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Kemi sjellë edhe dy miq të tjerë me vete këtë herë. Dhe do të rikthehemi sërish me njerëz të tjerë.”