Ballina Kronika Dhunë në Ksamil/ Reagon Policia: Arrestohet autori i sulmit ndaj hotelierit

Dhunë në Ksamil/ Reagon Policia: Arrestohet autori i sulmit ndaj hotelierit

11
0

Policia ka reaguar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua sot mes dy personave në plazhin e Ksamilit, ku një burrë rrahu me grushte dhe sende të forta pronarin e një hoteli të zonës në sy të familjarëve të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ka rënë në pranga autori Agim Taraj i cili rezulton të jetë person me precedent penal.

Ndërkohë policia njofton se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit Agim Tarja, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.